
Prokuroria Kundër Kurrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka mbyllur hetimet për laboratorin e drogës më Frakull të Fierit, në posedim të familjes Çervanaku.
Pritet që SPAK, pas marrjes së qëndrimit të palëve nën akuzë, ti drejtohen gjykatës me kërkesën e kalimit për gjykim të dosjes në ngarkim të ish kryekomunarit, Viktor Çervenaku, vëllait të tij Zenel Çervenaku djalit, Denilson Çervinaku dhe të fejuarës së këtij të fundit Enxhi Ferhati, si dhe shtetasve Nikolin Gjolena që dyshohet të jetë koka e grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.
Burime pranë SPAK, konfirmojnë se hetimet në kuadër të këtij procedimi penal, ka dhënë indicie të forta për persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal, por mbeten të rezervuara për emra dhe role.
Kujtojmë se në oborrin e banesës së Viktor Çervanakut janë gjetur rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezultoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.
Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh.
Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian. Dy përpunues kolumbian të saj arritën të arratiseshin dhe ende nuk janë kapur teksa kanë kaluar më shumë se 12 muaj nga operacioni.
Itinerari
Sasia me pleh-kimik ku ishin fshehur kokaina është ngarkuar në muajin maj 2022 në kontejner në Kolumbi dhe nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut/Greqi ku ka mbërritur në fillim të korrikut 2022. Prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Tivarit të Malit të Zi dhe në Shqipëri është transportuar me kamion në muajin shtator 2022.
Gjatë gjithë kohës, kjo ngarkesë është mbajtur 24 orë nën vëzhgim nga autoritetet. Kjo me qëllim identifikimin e plotë të bashkëpunëtorëve, të cilët kanë marrë pjesë në përgatitjen e dokumentacionit rreth hapjes në Shqipëri të kompanisë që do realizonte transportimin dhe marrjen në dorëzim të "ngarkesës" brenda të cilës dyshohej se është përzier lënda narkotike e llojit kokainë, pagesat e realizuara për blerjen, transportimin dhe zhdoganimin e saj, personat që do kujdeseshin për pritjen dhe marrjen në dorëzim të ngarkesës në Shqipëri, personat që do kujdeseshin për mbajtjen, magazinimin dhe ekstraktimin e lëndës së dyshuar narkotike nga sasia me "pleh-organik", dhe kush ishin personat e specializuar që do mundësonin kryerjen e këtij procesi.
Nga vëzhgimi ka rezultuar se droga ishte zhvendosur në ambiente të ndryshme në Shqipëri, nga ku është bërë i mundur edhe sekuestrimi i saj në Frakull e Madhe në Fier.
Çervanaku hapi kompaninë e tregtimit të plehrave kimike 5 muaj para se të nisej kokaina nga Kolumbia
Për të porositur drogën nga Kolumbia, Zenel Çervanaku i kishte marrë masat që në krye të herët. Në 19 janar 2022, pra 5 muaj para se të ngarkohet droga në Kolumbi, Çervanaku hapi edhe një kompani që merret me tregtimin të plehrave kimike. Ky detaj ndihmon për të kuptuar arsyen se përse sasia e kokainës ishte e fshehur në thasë me plehra kimik. Siç bëhet e ditur, droga ishte fshehur në 20 paleta me rreth 24 ton "pleh kimik". Në skanerin e Portit të Tivarit, sasia e ngarkesës me pleh kimik, doli e pastër, mirëpo pas dyshimeve, u bë kontrolli fizik ku u zbulua droga, por u la të shkonte në destinacionin përfundimtar për të shkuar deri te porositësi.
Kush janë të arrestuarit
Të arrestuar për laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit, por një pjesë e tyre janë jo pak të njohur për opinionin publik dhe policinë. Përveç Zenel dhe Viktor Çervanaku, i cili më herët ka mbajtur detyrën e kreut të komunës, djali i tij Denilson Çervanaku, i arrestua bashkë më të fejuarën, Enxhi Ferhati.
Klajdi Kodra i njohur edhe me mbiemrin Vrioni ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, atentate dhe plagosje. Ai është djali i ish-qitëses së mirënjohur shqiptare, Lindita Kodra. Ai u arrestua në Tiranë pasi u kap bashkë me 3 të tjerë me armë në makinën tip ‘Range Rover’, bashkë me Redion Meshin dhe Bledar Matoshin.
Lini një Përgjigje