TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Dhjetor 2023, 07:24

Kërkesa për betim, ish-prokurori Beci: Arsyet pse gjykata nuk mund ta lirojë dot Fredi Belerin

Shkruar nga Pamfleti
Kërkesa për betim, ish-prokurori Beci: Arsyet pse gjykata nuk mund ta
Eugen Beci

Më 4 dhjetor, gjykata e Tiranës do të shqyrtojë kërkesën e Fredi Belerit për të bërë betimin si kryetar i zgjedhur për Bashkinë Himarë, kërkesë e cila është refuzuar disa herë nga organet e drejtësisë në vend.

Lidhur me këtë, ish-prokurori Eugen Beci, tha në emisionin "Të Paekspozuarit", se me lejet e veçanta, Gjykata nuk mund ta lirojë sepse nuk ka ku e bazon atë vendim. 

“Nga pikëpamja ligjore në rast se Gjykata do të lexojë atë ligj që ka për lejet e veçanta nuk do ta lirojë se nuk do të dije ku ta bazojë.

Por nëse do ta kishte lejuar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, dikush ta kishte ankimuar, atëherë është tjetër gjë”, tha Beci.

Ndërsa gazetari Artan Hoxha tha se Greqia po e përdor politikisht çështjen ‘Beleri’ dhe se i ecën me Shqipërinë, për shkak se vendi ynë është i pafuqishëm, duke përmendur edhe përplasjen e fundit Greqi-Britani, ku kryeministrit Mitsotakis iu anullua një takim nga kryeministri britanik.

"Situata është në prizëm tjetër. Ne duhet ta shohim çështjen brenda Shqipërisë, ndaj shtetasit Fredi Beleri. Kjo është një gjë dhe ne duhet ta shohim Por, kjo i ka kaluar dimensionet. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë Greqinë, ti bëhet vonë për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve. Ai është vend i BE që ka paguar edhe para për reformën tonë në drejtësi. Nëse ky vend e ka seriozisht për liritë themelore, ta ketë edhe për shqiptarët. Atyre nuk u bëhet vonë. Ata gjëjnë sebep për të shfrytëzuar, për luftë politike me Edi Ramën.

Edi Rama është edhe vetë përfitues, sepse s'ka nevojë të hyjë në BE dhe të ketë një auditues mbi kokë. Në këtë rast Rama ka edhe justifikim, thotë ja na bllokon Greqia. Kur kjo qeveri erdhi në pushtet, ka patur moton “zero probleme me fqinjët”. Kjo ka qenë gënjeshtër e madhe. Ne i kemi problemet zero kur fqinjët nuk kanë problem me ne, jo kur kemi ne problem, sepse ne nuk na pyet kush.", tha Hoxha. 

eugen beci fredi beleri

Lini një Përgjigje