TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Dhjetor 2023, 07:11

"Duhet të ishte aty patjetër!"/ Artan Hoxha tregon pse u paraqit Mediu në gjyqin për Gërdecin

Shkruar nga Pamfleti

"Duhet të ishte aty patjetër!"/ Artan Hoxha tregon pse u

Gazetari, Artan Hoxha ka treguar detaje nga paraqitja e Fatmir Mediut dje në gjyq për çështjen që po zhvillohet ndaj tij. 

Sipas Hoxhës, Mediu është paraqitur sepse sot do të dëshmonin vartësit e tij. 

"Në media u fol për atë faksin, ku thuhet "për Shkëlzenin", këta e bënë "për Shkëlzen Berishën". Por, zoti Mediu doli dhe tha njoh vetëm një Shkëlzen, që e kam patur drejtor, Shkëlzen Madani. Vetëm futja e kësaj fjalisë sot, “për Shkëlzenin”…

Mediu sot duhet të ishte patjetër në sallën e gjyqit. Pse vajti sot? Sepse dëshmitarët ishin të gjithë punonjës të ministrisë së mbrojtjes, vajti atje dhe i pyeti, ju kam thënë gjë unë për këtë faksin? Pa Mediun si do të shkonte procesi?

Një nga anëtarët e konferderatës të opozitës, e ka kapur ky faksi... Ai do të merret me konfederatën apo me gjyqin? Ai i Partisë së Lirisë, do të merret me konfederatën e opozitës, apo me SPAK-un?

Mediu u detyrua, të kërkojë falje. Ai tha nuk kam përgjegjësi penale por e kam morale.

Sot sistemi i drejtësisë synon parandalim dhe flagrancën. Por ne po merremi me çështje të para 15 viteve", tha ndër të tjera Hoxha në emisionin "Të Paekspozuarit". 

 

artan hoxha fatmir mediu gerdeci

Lini një Përgjigje