TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Dhjetor 2023, 08:28

Arian Çani paralajmëron skenarin: Edi Rama nuk ka interes të hyjë në BE!

Shkruar nga Pamfleti
Arian Çani paralajmëron skenarin: Edi Rama nuk ka interes të
Arjan Çani

Gazetari Arian Çani është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk ka interes të hyjë në BE.

Sipas tij, kërkesa ndaj Belerit ai e ka administrative dhe nuk e bën, kjo pasi siç tha “Shqipëria përmes qeverisë që e përfaqëson nuk ka asnjë lloj nxitimi, madje nuk ka asnjë lloj interesimi, pasi brenda BE ka rregulla strikte”.

Do flasim, këtu do jemi deri 2030. Këtu do ketë gjëra të papara, Evropa është në rënie totale, në rënie të lirë, e kisha fjalën për rënie të vlerave. Ato vlera që dikur ishin të shenjta, sot mjafton të bësh pazare”, tha Çani në emisionin Now.

Gazetari ndër të tjera u shpreh se Fredi Beleri do të dënohet me burg dhe s’ka për t’u betuar kurrë.

Sipas tij, si Greqia ashtu dhe Rama në një raport forcash, nuk do të bëjnë hapa mbrapa.

 

arjan Çani

Lini një Përgjigje