TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2026, 15:32

Kush e falsifikoi firmën e Veliajt? Kryebashkiaku kallëzim në prokurori

Shkruar nga Pamfleti
Kush e falsifikoi firmën e Veliajt? Kryebashkiaku kallëzim në
Erion Veliaj

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe aktualisht i paraburgosur në I.E.V.P. Durrës, ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” sipas nenit 186 të Kodit Penal.

Objekt i kallëzimit është një dëftesë njoftimi gjyqësore që, sipas tij, përmban një nënshkrim të falsifikuar në emër të tij, si të ishte njoftuar për një vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Veliaj deklaron se nuk ka nënshkruar kurrë një komunikim të tillë dhe se nuk është vënë në dijeni personale, faktike apo ligjore për vendimin që i mohon të drejtën e rekursit në Gjykatën e Lartë. Ai thekson se ky veprim cenon të drejtën kushtetuese për ankimim dhe sigurinë juridike, pasi përmes një akti të falsifikuar, tenton të fiksojë afatet procedurale në mënyrë të pavlefshme.

Me shkresë zyrtare, edhe vetë Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës ka konfirmuar se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar mbi vendimin në fjalë, duke përforcuar dyshimet për një manovër të qëllimshme institucionale.

Në kallëzimin e firmosur nga vetë Veliaj në burg, ai kërkon:

-Regjistrimin e menjëhershëm të procedimit penal për falsifikim dokumentesh;

-Ekspertim grafologjik mbi nënshkrimin në dokument;

-Hetimin e zinxhirit të personave që kanë hartuar, administruar apo përdorur aktin e dyshuar të rremë;

-Si dhe hetimin e veprave të tjera që mund të rezultojnë, përfshirë shpërdorimin e detyrës dhe bashkëpunimin në kryerjen e veprës penale.

Një kopje e kallëzimit është depozituar edhe në Gjykatën e Lartë, si provë se afatet për rekurs nuk kanë nisur kurrë në mënyrë të vlefshme, për shkak të mungesës absolute të një njoftimi të rregullt.

Kush e falsifikoi firmën e Veliajt? Kryebashkiaku kallëzim në

Kush e falsifikoi firmën e Veliajt? Kryebashkiaku kallëzim në

Kush e falsifikoi firmën e Veliajt? Kryebashkiaku kallëzim në

veliaj padi spak

Lini një Përgjigje