TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Maj 2025, 07:17

Kthjellime dhe vranësira, si do të jenë temperaturat sot

Shkruar nga Pamfleti

Kthjellime dhe vranësira, si do të jenë temperaturat sot

Për ditën e sotme, orët e paradites do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të dendura do të paraqiten në zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë nuk priten reshje. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi; kryesisht Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do te gjenerohet dallgëzim i ulët.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 25°C,

në vendet e ulëta: 11 / 28 °C,

në vendet malore: 8 / 25 °C.

Lini një Përgjigje