
Këtë javë që vjen vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike me mot me diell edhe pse nuk do të mungojnë ditët me shi.
Nga dita e hënë deri ditën e mërkurë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura por kalimtare. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në relievet malore.
Ditën e enjte dhe të premte pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme në formën e shtrëngatave.
Për shkak të erës me drejtim nga kuadrati i jugut si dhe masave ajrore të ngrohta pritet që temperaturat të kapin vlera deri në 24-25 gradë celsius, temperature këto disa gradë më të larta se sa mesatarja mujore klimatike për muajin që ndodhemi.
Lini një Përgjigje