TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shkurt 2024, 15:50

Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, eksperti zbardh prapaskenat: Krim i planifikuar mirë, ngjarja më e rëndë se kaq

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, eksperti zbardh

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi në një intervistë foli për ngjarjen e rëndë në Durrës ku fëmijët vranë dhe varrosën babanë e tyre.

Rexhepi u shpreh se krimi ishte i planifikuar mirë dhe se ngjarja mund të jetë më e rëndë.

"Ishte një ngjarje e tmerrshme. Një krim i planifikuar relativisht mirë. I mirëmenduar ndaj një kryetari të familjes e kryer nga vajza dhe dy vëllezërit.

Nga raportimet mediatike është që autori është djali, por vlen të diskutohet akoma. Ky krim duhet të hetohet deri në detaje.

Gjykoj dhe dyshoj se ngjarja do jetë më e rëndë se kaq. Më duket absurde që për një fejesë të arrish deri në vrasje", tha eksperti për Oranews.

 

krim ekpert prapaskena pellumb meta durres

Lini një Përgjigje