TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shkurt 2024, 17:30

Në prag të samitit në Tiranë, Zelensky falënderon presidentin Begaj: E vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës

Shkruar nga Pamfleti

Në prag të samitit në Tiranë, Zelensky falënderon

Në prag të samitit që do të mbahet më datë 28 shkurt në Tiranë, reagon Zelensky: Ne e vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në prag të samitit që do të zhvillohet në Tiranë në datat 28-29 shkurt, ka falënderuar Shqipërinë për solidaritetin me Ukrainën.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebok” ai falënderoi edhe presidentin Bajram Begaj për solidaritetin e treguar në mbështetje të Ukrainës.

Faleminderit për fjalët tuaja të mira dhe solidaritetin e palëkundur me Ukrainën, Bajram Begaj. Ne vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë dhe presim me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane si për vendet tona ashtu edhe për Europën në tërësi”, shkroi Zelensky në X, ndërsa ka ndarë postimin e Begajt.

Në prag të samitit në Tiranë, Zelensky falënderon

Ndërkohë që dje Begaj, me rastin e shënimit të dyvjetorit të luftës Rusi-Ukrainë shprehu mbështetjen dhe solidaritetin e Shqipërisë ndaj Kievit.

Dy vjet pas agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë të Rusisë kundër Ukrainës, ne qëndrojmë me frikë nga lufta e guximshme e popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe sovranitet. Ne mbetemi aleatë të palëkundur të Ukrainës, duke mbrojtur së bashku këto parime universale”, shkroi presidenti shqiptar në X.

zelensky

Lini një Përgjigje