
Psikologia, Marsela Leksi foli për rastet e krimit në familje, ku u ndal në ngjarjen e rëndë në Durrës ku fëmijët vranë dhe varrosën babanë e tyre.
Leksi u shpreh se është një ngjarje e padëgjuar më parë në vend.
"Është një ngjarje tepër e rëndë. Normalisht jo e pranueshme. Ky rast është i padëgjuar në vend, që fëmijët të vrasin babain e tyre. Jam e bindur që tre fëmijët dhe bashkëshortja, duhet të jenë në dijeni të situatës që ka ndodhur.
Gjakftohtësia më e madhe është që ta marrësh ta mbështjellësh dhe ta groposësh para shtëpisë. Kjo është më e rëndë sesa vetë krimi që kanë kryer", tha psikologia e ftuar në studion e lajmeve në Ora News.
Lini një Përgjigje