TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shkurt 2024, 19:34

Pse nuk kapen bosët e inceneratorëve? Mirel Mërtiri në Vjenë, zbulohet zona ku qëndron hajduti i landfilleve!

Shkruar nga Pamfleti

Pse nuk kapen bosët e inceneratorëve? Mirel Mërtiri në

Teksa prej kohesh aludohet për vendodhjen e tij, mësohet se Mirel Mërtiri ndodhet në Vjenë të Austrisë.

Mirel Mërtiri një prej personave të kërkuar nga Prokuroria e Posaçme si përfitues i parregullt i parave të shtetit nëpërmjet inceneratoreve, prej kohësh është zhdukur.  

I shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme për inceneratorin e Elbasanit, Mërtiri është dënuar nga GJKKO me 10 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, ai përfitoi ulje prej 3.2 vitesh burg, duke u dënuar përfundimisht me 6.8 vite. Ky i fundit gjithashtu është shpallur në kërkim, po mesa duket autoritetet shqiptare nuk e gjejnë dot, mbase nga mungesa e informacionit ose mbase me urdhër nga lart.

Teksa prej kohesh aludohet për vendodhjen e tij, "OraNews" ka mësuar se Mirel Mërtiri ndodhet në Vjenë të Austrisë. Sipas burimeve të sigurta adresa e tij zyrtare është e quajtur Kolingase 4/1 OG 1090 Wien, Austria.

Kjo adrese tashmë është e evidentuar edhe nga gjykata e posacme ku një prej gjyqtareve do ta shqyrtoje një kërkesë të Mirel Mërtirit, ky i fundit prej kohësh kërkon azil në Austri, por ende nuk ka mundur ta marrë atë. Më herët në Vjene është identifikuar dhe bashkëjetuesja e tij Stela Gugallja e cila gjithashtu ka kërkuar azil.

Kujtojmë se përveç Mërtirit, në kërkim për këtë çështje janë shpallur edhe Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Kjo e fundit është edhe bashkëjetuesja e Mërtirit, me të cilin ka edhe dy fëmijë e cila është dënuar gjithashtu nga GJKKO me 4.8 vite burg.

Kujtojmë se Mirel Mërtiri është konsideruar si “njeriu hije” i inceneratorëve. Emri i tij nuk figuronte në asnjë prej kompanive që siguruan kontratat qindra milionë euro për impiantet e përpunimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Kompania ishte në pronësi të bashkëjetueses së tij, Stela Gugallja. Por pas hetimeve të SPAK-ut, doli se pronari real është Mirel Mërtiri. Bindja e prokurorëve të posaçëm mbi rolin lider të Mirel Mërtirit është krijuar, pasi kanë siguruar një dyzinë komunikimesh elektronike mes tij dhe personave të tjerë të lidhur me kompanitë e inceneratorëve.

mërtiri

Lini një Përgjigje