TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shkurt 2025, 12:01

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka shkon në SPAK
Klotilda Bushka

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.

Deputetja e PS është marrë nën hetim nga SPAK pasi akuzohet për kryerjen e veprimeve aktive “që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në rastin e dosjes së kryebashkiakut Erion Veliaj. Kjo është hera e parë që Bushka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, pasi ka deklaruar se nuk është pyetur asnjëherë nga prokuroria lidhur me këtë çështje.

Bushka ka punuar si juriste në kompanitë e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa. Dyshohet se deputetja e PS ka ndikuar te dëshmitarët, si dhe nuk ka dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara nga prokuroria.

“Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases Klotilda Bushka Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë”, thuhet në reagimin e SPAK.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka shkon në SPAK

Në përditësim...

 

Lini një Përgjigje