Kryetari i PSD, Tom Doshi shkon në SPAK.
Kreu i socialdemokratëve dhe ish-deputeti Tom Doshi është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Ai është futur në ambientet e SPAK duke buzëqeshur. Ende nuk dihen arsyet se përse Tom Doshi është paraqitur në SPAK.

Kujtojmë se Tom Doshi u larguar nga politika pas presionit të Yuri Kim, e cila ja bëri të qartë Edi Ramës se nuk mund të fusë kriminelë dhe persona “non grata” në Parlament.
Rama u dorëzua dhe bindi Tomën të largohet. Por këtë vit, kryeministri e ka rikthyer në skenë dhe duket se Doshit i është hapur oreksi, pasi ka nisur punë për të marrë më shumës e 3 mandate që ka aktualisht.
Pas daljes nga SPAK, Doshi tha se u pyet për zgjedhjet në Rrgozhinë në 2023, duke shpjeguar se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga SPAK. Ai u shpreh se bëhet fjalë për një hetim për kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla.
"Kam bërë një takim elektoral në Rrogozhinë, një nga personat që takova ishte në përgjim", tha Doshi pasi doli nga SPAK.
Doshi deklaroi gjithashtu se deputetët e PSD janë kundër shkrirjes së SPAK dhe se do të vijojë të mbështesë Reformën në Drejtësi.
Lini një Përgjigje