TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shkurt 2025, 07:56

"Jemi larg standardeve demokratike perëndimore"/ Edith Harxhi: Celibashi të japë dorëheqjen!

Shkruar nga Pamfleti

"Jemi larg standardeve demokratike perëndimore"/ Edith Harxhi:

Për Edith Harxhin zgjedhjet e 11 majit nuk duhet të zhvillohen pasi vetë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka deklaruar se jemi ende shumë larg standardeve perëndimore.

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike foli për një spirale të përgatitur paraprakisht.

“Dje ka pasur një deklaratë të kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi që për mua është skandaloze dhe duhet të merren të gjitha mediat me të. Kur është pyetur nga gazetarët se cili është standardi, a arrihen standarde demokratike, ai deklaroi: Jemi shumë, shumë shumë madje shumë larg standardeve demokratike të vendeve perëndimore”, tha ajo pwr “A2 CNN”.

Sipas Harxhit, nisur nga kjo deklaratë jo vetëm që zgjedhjet nuk duhet të mbahen, por edhe kryekomisioneri Celibashi duhet të japë dorëheqjen.

“...Dhe të marrë përgjegjësi, se përse në Shqipëri nuk ka zgjedhje demokratike. Kjo është deklaratë skandaloze. Kjo e fut në një proces KQZ dhe të gjithë ata, edhe qeverinë në një spirale të tillë që tani është e përgatitur, e deklarojnë edhe vetë... duhet t’i kërkohet patjetër largimi nga detyra zotit Celibashi”, u shpreh Harxhi.

Lini një Përgjigje