TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shkurt 2025, 11:00

236 persona në burg gjatë vitit 2024/ SPAK publikon shifrat: Krimi i organizuar zë 30.84% të masave të sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

236 persona në burg gjatë vitit 2024/ SPAK publikon shifrat: Krimi i

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka bërë bilancin e vitit 2024 mbi numrin e masave të sigurisë të dhëna gjatë vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga SPAK në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, bëhet me dije se në vitin 2024 janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg” është caktuar për 236 persona, ose më pak se gjysma. 

Kurse për Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “arrest me burg” zë 30.84% të totalit të masave të sigurimit të regjistruara.

“Nga vlera totale: Për Korrupsionin, masa “arrest me burg” zë 5.1% të masave. Për Krimin e Organizuar, masa e sigurisë "arrest me burg" zë 30.84% të totalit të masave të sigurimit të regjistruara”, thekson SPAK.

Ndërsa mazhoranca ka shprehur kritika ndaj SPAK prej ditësh për përdorimin e masës së sigurisë "arrest në burg" ‘pa kriter’ apo ‘instrument për statistika penale’, Prokuroria e Posaçme iu përgjigj më 19 shkurt me disa statistika. Po në rrjetin social të Facebook, SPAK publikoi një bilanc për vitin 2024, ku figuron se vetëm 30% e personave që po hetohen nga SPAK janë në masë sigurie ‘arrest në burg’ pra në paraburgim, ndërsa sot ka përsëritur shifrat e masave nga ana e saj.

236 persona në burg gjatë vitit 2024/ SPAK publikon shifrat: Krimi i

Lini një Përgjigje