TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2023, 21:55

Kreshnik Spahiu zbulon bisedat: Si më kërkuan amerikanët të mos bashkëpunoj me Kurtin

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu zbulon bisedat: Si më kërkuan amerikanët të

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë se kur ka qenë kryetar i Aleancës Kuq e Zi i janë kërkuar dy gjëra, mes tyre dhe mos bashkëpunimi me Albin Kurtin.

Ai kujtoi se bëhet fjalë për një periudhë kur Kurti ishte thjesht kreu i një partie me 12 deputetë dhe jo kryeministër.

Mua personalisht më është kërkuar nga diplomacia amerikane dy gjëra, e para mos ndërhy dhe destabilizohet Maqedonia dhe e dyta mos bashkëpuno me Albin Kurtin. Kur isha kreu i Aleancës Kuq e Zi më janë kërkuar këto dy gjëra dhe mos harroni, nuk ishte kryeministër, ishte kryetar i një partie me 12 deputetë në atë periudhë”, u shpreh Spahiu për “Now me Erla Mëhillin”.

Ai tha se për arsyet e kësaj kërkese nuk mund të pyeste amerikanët para 12 vitesh, por e përdori këtë histori për të treguar se sa të forta janë arsyet e amerikanëve për ta mbajtur larg Albin Kurtin.

spahiu kosov kurti

Lini një Përgjigje