TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2023, 21:27

Situatë katastrofike në Korçë, uji vërshon në banesa, bllokohen të gjitha rrugët (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Situatë katastrofike në Korçë, uji vërshon në

Moti i keq dhe shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje në Maliq të Korçës.

Deri tani raportohen probleme në rrugët kryesore dhe dytësore të fshatit Zëmblak. Si pasojë e daljes nga shtrati të përrenjve të fshatit uji ka vërshuar jo vetëm në rrugë por ka depërtuar edhe në disa prej banesave të fshatit.

Në fjalën e tij, kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu ka treguar se situata është nën kontroll, ndërsa bën me dije se po ndërhyhet për të hapur rrugët e brendshme të fshatit, më pas do të shihen banesat e prekura.

Banorët e shqetësuar kanë treguar dëmet e mëdha që u janë shkaktuar, duke u shprehur se uji ka hyrë brenda banesave, ka dhe nga ata banorë që u është rrëzuar një pjesë e banesës (muret përreth), ndërsa apelojnë për ndihmë. Emergjencat civile po ndërhyjnë me fadroma për normalizimin e situatës.

“Akoma s’po kuptojmë gjë, reshje të shumta kanë bërë që të dalin gjithë përrenjtë e malit. Nuk e dimë ende situatën, shpresojmë të mos ketë dëme në kafshë, nuk e mendojmë ndonjëherë në njerëz, sepse situata është vënë nën kontroll, por themi se do ketë dëme materiale, uji mund të futet në shtëpi.

Ende nuk mund të japim një informacion të saktë, jemi duke futur mjetet, për të liruar rrugët. Kanë qenë të rrezikuar, janë të shqetësuar për gjënë e gjallë. Nuk është parë ndonjëherë një situatë e tillë. Në Zëmblak, jemi bashkë me Emergjencat civile, shpresojmë ta stabilizojmë sa më shpejt situatën.”, tha kryebashkiaku.

korce reshje shiu banesa

Lini një Përgjigje