
Juristi Kreshnik Spahiu teksa ka folur lidhur me akuzat e opozitës se SPAK është e kapur nga qeveria, tha se SPAK po fut në burg deputetë dhe ministra të PS.
Ai u shpreh se nëse Trump nuk do ndryshojë qëndrim ndaj Berishës, do e akuzojë opozita si të blerë nga Soros.
“Çdo veprim i SPAK tregon se SPAK nuk kontrollet nga kjo qeveri. Nëse Rama do të kontrollonte SPAK, Dako nuk do të dënohej me burg, sot shoku i tij i ngushtë nuk do të ishte me pranga në duar në komisionin hetimor. Sot jemi përballë një realiteti të ri. Këto veprime na çojnë në një konkluzion që retorika politike është e padrejtë ndaj akuzave që i bëhen SPAK. Nëse administrata e SPAK do të mbaj të njëjtin qëndrim në lidhje me SPAK ca do të thonë këta që u shit Trump. Unë e kam njohur Yuri Kim personalisht për ata që nuk e dinë Kim është dekretuar nga Trump dhe jo nga Biden. Ajo është një nga funksionaret më të larta të DASH”, tha Spahiu për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje