TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Nëntor 2024, 22:14

Beqaj nuk dëshmoi në komision, gazetarja: Turp, me pranga në duar duan të shesin korrupsionin si sukses

Shkruar nga Pamfleti

Beqaj nuk dëshmoi në komision, gazetarja: Turp, me pranga në duar

Gazetarja Aranita Brahaj e ka cilësuar si propagandë të turpshme kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj që komunikimin e tij ta shoqërojë me power point.

Ajo thekson se edhe kur vijnë me pranga në duar duan t’i tregojnë sukseset e tyre shqiptarëve.

“Jemi mësuar që mazhoranca të na sjellë ca kontrata problematika me kostot të rënda buxhetore, pro edhe duke dhënë ide. Më kujton Ahmetajn që bënte deklarata për inceneratorët. Është në rrjedhën e një hipnoze që disa njerëz kanë që jo vetëm kanë bërë çfarë kanë dashur me paratë e sistemin publik. Me fatet se sistemi i shëndetësisë na bën të jemi pesimistë dhe të larguar nga ky vendi ynë. Këta i kanë mbushur mendjen vetes që kanë rezultate edhe kur vijnë me pranga në duar t’i sjellin publikut rezultate e suksesit kjo është në situata që ka nevojë edhe psikologë. Ne kemi 3 mandate politike që na ulet popullsia. Ti ke dënuar këtë popull me uljen e popullsisë. Nën hetim bëheshin fatura të fiktuara”, u shpreh gazetarja për “A2 CNN”.

Pavarësisht kërkesës së Beqajt, gazetarja u shpreh se edhe pa dëshminë e tij, komisioni hetimor për shëndetësinë ka evidenca të mjaftueshme për të hartuar raportin.

“Mendoj që kjo është butaforike, ky komision ka mjaftueshëm evidenca, raste studimore e përfaqësues të këtyre grupeve të vlerësimit që e kanë treguar qartë se çfarë ka ndodhur me këto kontrata koncesionare që janë objekt hetimi e dhe raporti është i mjaftueshëm të realizohet dhe pa deklarata megalomane të Beqajt. Prokuroria duhet të hetojë me intensitet edhe koncesionet në shëndetësi. Jemi në një propagandë bajate. Power point është luks për t’ia dhënë. Turp që u harxhua ai karburant që e çoi Ilir Beqajn nga qelia në Parlament dhe turp të harxhojmë dhe kohën e deputetëve”, vijoi ajo.

 

Lini një Përgjigje