
Juristi Kreshnik Spahiu e cilësoi të tmerrshme që disa kryetarë bashkish të cilët dikur kanë qenë trafikantë droge, kanë fituar mandate qeverisës.
Në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se për ata të cilët është vendosur një masë sigurimi, standardi s’ka qenë i njëjtë.
“Nuk mund të vendosësh masë arresti me burg për dikë që ka kryer një vepër penale 15 vite më parë dhe nuk ka rrezik që të prishë prova apo të pengojë hetimin. Kemi kryetarë bashkish që kanë qenë pjesë e krimit të organizuar, pjesë e trafikut të drogës, trafikut të qenieve njerëzore, të vrasjeve dhe iu është dhënë mandat politik, por ka dhe njerëz që kanë qenë figura të pastra, kanë marrë detyrën dhe detyrën e tyre e kanë shpërdoruar për të përfituar materialisht”, u shpreh Spahiu.
Lini një Përgjigje