
Qeveria ka planifikuar zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi sot projektet që parashikohen në buxhetin e ri.
Balluku e konsideroj një buxhet të rëndësishëm i cili do të shpërndahet fokusohet në investimet rrugore për lehtësimin e trafikut dhe qarkullimit në vend.
“Ne kemi parashikuar brenda këtij buxheti zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës me dy korsi nga secila anë. Një korsi për t’iu shtuar rrugë ekzistente dhe një korsi emergjence. Ndërtimi i aksit rrugor Elbasan-Lekaj, “Korridori 8”, faza e parë. Zgjerimi i rrugës Levan-Gjirokastër, faza e parë. Qendra e monitorimit të trafikut, vazhdimi i fazës së dytë. Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban, Loti 2”, tha ministrja Belinda Balluku.
Më shumë para do të shkojnë në drejtim të transportit rrugor, zë i cili do të marrë nga ky buxhet 23 miliardë lekë e pasuar nga sektori i furnizimit me ujë dhe kanalizime 11.5 miliardë lekë dhe 8.8 miliardë lekë për transportin detar.
Energjia si një sektor i rëndësishëm do të marrë 3.2 miliardë lekë.
“Jemi në rrugën e duhur sa i përket energjisë. Është momenti i duhur për të firmosur një memorandum bashkëpunimi me palën italiane për fillimin e ndërtimit të interkonjeksionit, linjës nënujore që do të lidh brigjet e Shqipërisë me brigjet e Italisë”, tha Balluku.
Lini një Përgjigje