TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2025, 19:55

Konflikti për pronat te 'Rrapi i Vlorës', kujt i përket toka që u mor njëherë në emër të shtetit? (Dokumenti)

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti për pronat te 'Rrapi i Vlorës', kujt i përket

Dokumenti i datës 5 maj 1932, me titull “Pjesa D”, përmban një plan kadastral të zonës buzë Vlorës. Nga gjithsej 43 048 m² tokë të regjistruara, 23 710 m² u shpronësuan nga vëllezërit Koleka. 

Një video e publikuar nga 'Blic' tregon ndërhyrjen e policisë në zonën e njohur si Rrapi i Vlorës, pas një konflikti për pronën. Pamjet tregojnë efektivë policie, qytetarë që filmojnë dhe një debat për kufijtë dhe titujt e pronësisë. Në pamje të parë, një ngjarje e zakonshme. Por një postim publik i ish-oficerit të Marinës, Artur Meçollari, i dha ngjarjes përmasa historike.

Në postimin e tij, Meçollari publikoi një dokument të Arkivit Qendror të Shtetit të datës 5 maj 1932, që tregon se e njëjta tokë, ku sot ndërhyri policia, është shpronësuar nga shteti shqiptar 93 vite më parë.

-“Policia shkon tek Rapi në Vlorë për një konflikt prone", (video nga Blic).

Kush e ka sot me hipotekë pronën e shpronësuar në vitin 1932? Po kush e ka pasur përpara dhe iu shpronësua në 1932?

Vëllezërit Koleka. Plot 23 710 m² të shpronësuara nga 43 048 m² të gjashtë pronarëve. Zona ka qenë baza e hidroplanëve të Italisë në Luftën e Dytë Botërore.”

-Dokumenti që flet pas 93 vitesh

Konflikti për pronat te 'Rrapi i Vlorës', kujt i përket

Dokumenti i datës 5 maj 1932, me titull “Pjesa D”, përmban një plan kadastral të zonës buzë Vlorës. Nga gjithsej 43 048 m² tokë të regjistruara, 23 710 m² u shpronësuan nga vëllezërit Koleka. Në fund të planit shënohet “ullishtë e shpronësuar”.

Kjo zonë u përfshi në një proces të gjerë shpronësimesh të kohës për ndërtimin e bazës italiane të hidroplanëve, që më pas u përdor nga ushtria italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas vitit 1945, prona u shpall territor ushtarak dhe mbeti nën administrim shtetëror për dekada.

Pas viteve ’90, me hapjen e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave, territori i “Rrapit” u përfshi në një sërë kërkesash dhe padish civile. Sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, parcela që përfshin ish-pronën e Kolekëve figuron pjesërisht si pronë shtetërore dhe pjesërisht në proces verifikimi.

Një pjesë e territorit është regjistruar në hipotekë në emër të subjekteve private pas vitit 1993. Kjo përbën sot shkakun e përplasjeve mes trashëgimtarëve të pronarëve të hershëm dhe përfituesve të rinj.

-Emri Koleka dhe lidhja me historinë

Dokumenti i vitit 1932 përmend qartë vëllezërit Koleka nga Vunoi i Vlorës. Kjo familje njihet në historinë shqiptare për rolin e saj politik dhe ushtarak. Nga kjo degë rrjedh edhe Aneta Koleka, e lindur në vitin 1938, nëna e kryeministrit Rama dhe mbesa e Spiro Kolekës, një prej figurave më të njohura të Byrosë Politike në periudhën komuniste.

Ky është një fakt biografik i dokumentuar publikisht, që lidh një ngjarje të sotme policore me një pronë të shpronësuar 93 vite më parë.

E njëjta tokë që në vitin 1932 u mor nga shteti për arsye ushtarake, sot është sërish në qendër të një përplasjeje ligjore dhe policore. Kujt i përket toka që u mor njëherë në emër të shtetit?

9 Komente

  1. S
    Stefani

    E njejta gje eshte edhe me truallin ne zonen e Akademise te Marines ne Ujin e Ftohte.

    1. S
      Sony

      Te akademia e marines e kane mare sheahjt, mustafaraj e tj sipas dok te 1932

    2. H
      Hasan

      E dine gjithe Vlora e ajo eshte prone e Raim Micit

      1. A
        Artan

        Raim Mici hajdut si Kolekajt... Ku e gjeti Raimi

      2. D
        Dashi

        5562 m2 te mbuluara aty i ka Muçua i Tanes me tapi turku

        1. L
          Luan

          Keshtu si kjo eshte edhe Plazhi I Vjeter, 5 hajdut e kane marr sikur e kane pasur.

          1. R
            Rustem Plaka

            Po ky dhiari trebloves nga doli pronar ne Vlore.

            1. V
              Vlore

              Dhiar je ti e ata si puna jote

            Lini një Përgjigje