TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Tetor 2025, 22:47

Klodian Tomorri tregon gjithë kulisat: Si "ia futi" Pacolli ortakut, duke e lënë me 2% në aeroportin e Vlorës!

Shkruar nga Pamfleti

Klodian Tomorri tregon gjithë kulisat: Si "ia futi" Pacolli

Gazetari Klodian Tomori, ka folur për konfliktin që ka lindur mes ortakëve në aeroportin e Vlorës. 

Tomorri shpjegoi se si u fitua koncesioni nga tre kompani, por kompania turke u tërhoq pasi mori një shumë qesharake prej 4200 euro. Më pas mes Pacollit dhe ortakut tjetër Valon Ademi, nis një konflikt, pasi Pacolli nuk njeh aksionet e ortakut në vlerë 47% dhe nuk i ka regjistruar në QKB, duke i mbajtur për vete. Tomorri sqaroi se Valon Ademi ka kryer pjesën e tij të investimit, por ka mbetur me 2% të aksioneve zyrtarisht edhe pse ka patur marrëveshje noteriale, për transferimin e 47% të aksioneve nga Pacolli. Çështja tashmë është në prokurori dhe ka krijuar një skandal në Shqipëri, pasi ka paralizuar realizimin e aeroportit të Vlorës. 

"Historia është kështu, duket si konflikt civil mes dy aksionerëve, por konflikti është pasojë. Shkaku i vërtetë është tenderi, ka qenë procedurë fiktive. Ishin caktuar disa njerëz që do të merrnin një aeroport. Merret një kompani turke, se nuk plotësoheshin dot letrat, as Pacolli, nuk kishte eksperiencë në menaxhim aeroporti. Morën turkun. Turku erdhi për letrat, pas një viti, iku turku dhe thonë mori 4200 euro për 40% të aksioneve. Një biznes që sipas vetë kallëzimit, në 35 vite do të gjenerojë 770 mln euro të ardhura, gjysma e tij, shitet për 4200 euro.

Konflikti mes të dyve, zihen për pjesën e aksioneve që duhet të kenë në koncesion. Valon Ademi thotë më takojnë 49% të aksioneve, pasi kur u larguan turqit, ka patur para-kontratë noteriale, mes Pacollit dhe Ademit, ku Pacolli shiste 47% të aksioneve, te Ademi. Duke patur para kontratën, zoti Ademi thotë kam bërë pjesën time të investimit, por kur ka ardhur momenti për ta regjistruar kontratën në QKB, sipas Valon Ademit, Pacolli ka ndryshuar rrugë. Pacolli i ka mbajtur të gjitha.

Kur kanë ikur turqit, ia kanë shitur Pacollit dhe ai kishte 58% dhe 40% dhe vajti 98%. Mirëpo, këta thonë pas shitjes nga turqit, mes Pacollit dhe Ademit ka patur para kontratë që këtë 47% do ti merrte Valon Ademi.

Ata kanë bërë tre marrëveshje, para kontratë noteriale, më vonë marrëveshje dhe pastaj kontratë noteriale", tha Tomorri i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV. 

1 Komente

  1. T
    Tirane

    Hordhi hajdutesh, lufte brenda llojit. Ne kete lufte horrash, Pacolli eshte udhezuar nga kreatoret e tij rus. Ruset dirigjuane mjegullnajen se vetem kshtu do te provonin te te fusin ne dore aeroportin shqiptar ne bregdetinne Vlores. Keta qener po rideshmojne per te saten here se jane armiq te popullit dhe te shtetit shqiptar. Te gjithe horrat sebashku, Behgjeti, Ramuti Balluku dhe natyrisht ruset qe u treguane me ambiciozet.

    Lini një Përgjigje