TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Tetor 2025, 22:08

Kreshnik Spahiu: Avokati Barjami nuk kreu vepër penale, gjuha s'kishte motive kërcënimi

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu: Avokati Barjami nuk kreu vepër penale, gjuha s'kishte

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me arrestimin dhe lirimin e avokatit Ulian Barjami pas përplasjes me prokurorin Gjergji Ceka në seancën gjyqësore.

Spahiu theksoi se avokati nuk kreu asnjë vepër penale, por shkelje etike. Ai u shpreh i shqetësuar lidhur lidhur me sjelljen e avokatëve gjatë procesit, por theksoi se retorika e përdorur nuk ishte me motive kërcënimi.

“Ishte kapërcim i detyrës së oficerit të policisë gjyqësore, nuk ishte arrestim por ndalim. Është konsideruar retorika e avokatit si një kanosje ndaj prokurorit të seancës. Është precedentë negative që mbartë dy rreziqe nga të dyja krahët. Një nga problemet që mbrat sot niveli juridik i përfaqësimit të avokatëve lë shumë për të dëshiruar. Ajo retorikë, përbën shkelje të etikës në seancë, por nuk mendoj se është bërë me motove kërcënimi, por nga niveli mediokdër i disa avokatëve që në disa raste rrëshqasin me retorikën që përdorin. Në këtë rast ne nuk kemi të bëjmë me një vepër penale dhe duhet që të jemi në krah të avotatit", tha ai për “Report Tv”.

Spahiu tha gjithashtu se duhet që të ketë një forcim të etikës së avokatëve gjatë seancave gjyqësore.

“Duhet që të ketë një forcim të etikës. Kjo është një praktikë negative që do një trajtim të kujdesshëm. Tani ndoshta sasia, mosha, nuk dua që të paragjykoj, se ka edhe avokatë që kanë studiuar jashtë dhe në Shqipëri dhe kanë një eksperiencë të gjatë. Por sasia, sjell dhe uljen e cilësisë”, u shpreh ai.

2 Komente

  1. K
    Koha

    Futja kot o Kreshnik për çfarë etike flet. Tjetri manipulon provat dhe avokati duhet me etikë ti thotë i ke ndryshuar po s’ka problem se prova janë????????

    1. H
      Hehe

      po nga e dime qe jan manipulu provat vetem se e tha nje avokat? edhe nqs jan vertet, pse avokatet e tjer s’e than asnje gje? pse s’u kapen dhe ata? ky vetem se i tha prokurorit ke bo manipulim edhe direkt e arrestun? dukej qe e kishte personale me prokurorin, edhe perpara asaj qe nigjum ne audio.. kto s’jan pune te thjeshta mo, jan te thella, ehaaaa…

    Lini një Përgjigje