
Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka folur për arrestimin e avokatit Ulian Bajrami, pas një debati në sallën e gjyqit.
Haxhia e konsideroi "të tmerrshëm" faktin që avokatët po trajtohen njëlloj si të pandehurit. Ai kritikoi po ashtu edhe indiferencën e KLP.
"E trajtojnë avokatin njësoj me të pandehurin dhe kjo është e tmerrshme. Kodi Penal thotë se kushdo konstaton vepër penale, ka detyrimin të bëjë kallëzim. Avokati ka konstatuar deformim të provave dhe thotë do të bëj kallëzim. Është shqetësues qëndrimi indiferent i KLP dhe titullarëve të drejtësisë. Sot duhet të vinin alarmin.
Nuk është problemi për të vënë para përgjegjësisë një prokuror, por linjën që mbahet. Nëse do të vijohet kështu, nuk do të ketë më procese. Nëse Dhoma e Avokatisë mori vendim të bojkotojë proceset penale, nëse do të jetë kjo frymë, nuk do të zgjidhet ky problem.
Problemi është më i thellë. Nëse vijohet, këtu nuk ka më procese. Kaq di të them unë. Ato akuza janë qesharake", tha ndër të tjera Haxhia në "Të Paekspozuarit".
Lini një Përgjigje