
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestrove të pasurive.
Gjyqtarja Elsa Ulliri la në fuqi sekuestrimin e një sërë pasurive të dhëndrit dhe vajzës se ish-kryeministrit Berisha në kuadër te dosjes “Partizani”.
Argita dhe Jamarbër Malltezi kishin paraqitur pranë GJKKO-së një kërkesë për lirimin e 25 pasurive të sekuestruara nga SPAK, prej dy vitesh.
Në total, janë pezulluar 16 pasuri të paluajtshme, gjashtë llogari bankare dhe aksionet në kompaninë “Home Plan”. Vendimet e mëparshme të Gjykatës së Lartë dhe të Apelit të GJKKO-së nuk kanë ndryshuar statusin e këtyre pronave.
Kujtojmë se në vitin 2023, me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi sekuestron preventive mbi 25 pasuri në emër të familjes Malltezi, përfshirë apartamente, vila dhe tri kompani, ku Jamarbër Malltezi zotëron aksione të rëndësishme.
Lini një Përgjigje