TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Tetor 2025, 11:19

Vrasja e gjyqtarit, xhaxhai i Elvis Shkambit shpërthen në lot në seancën e Apelit: Nuk kisha dijeni për ngjarjen

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e gjyqtarit, xhaxhai i Elvis Shkambit shpërthen në lot në

Është zhvilluar sot gjyqi për kërkesën e masës së sigurisë ndaj Gjon Shkambit i cili u la në burg nga Gjykata e Apelit.

Mësohet se gjatë seancës me dyer të mbyllura xhaxhai i Elvis Shkambit, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka shpërthyer në lot.

“Jam i keqardhur për çfarë ndodhi, po ta dija do ta kisha parandaluar”, tha i dyshuari që më herët kishte kundërshtuar masën duke u ankuar në shkallën e dytë.

Ai dyshohet për vrasje të mbetur në tentativë, teksa nipi i tij Elvisi pasi qëlloi ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja duke e lënë atë të pajetë në podiumin ku dha vendimin e fundit, qëlloi me armë zjarri edhe ndaj Ragip dhe Ervis Kurti të cilët mbetën të plagosur.

Prokurori vlerëson se Gjon Shkambi nuk reagoi dhe nuk kreu asnjë veprim dhe këtë e thotë bazuar në kamerat e sigurisë të instaluara në sallën e gjykatës ku dhe ndodhi krimi në datë 6 tetor 2025.

Nga ana tjetër u shqyrtua edhe masa për Banush Koxhaj për të cilin foli avokatja e tij. Mbrojtja kërkoi lirimin e punonjësit të gjykatës i cili dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos kryer kontrollin e duhur me detektor.

“Klienti im është i sëmurë”, shtoi avokatja e cila tregoi se Koxhaj kishte qenë një punonjës i dedikuar por sidoqoftë i patrajnuar dhe kjo nuk ishte përgjegjësia e tij.

 

Lini një Përgjigje