
Liburn Aliu, ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2”, pritet të emërohet në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.
Mësohet se Aliu është emëruar drejtor me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti nga posti i ministrit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.
Në një postim gjatë verës, Aliu kontestoi zgjedhjen e Bashës në krye të Kuvendit dhe theksoi se ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.
Liburn Aliu është njëri nga themeluesit e Vetëvendosjes dhe për shumë vjet një nga njerëzit më të afërt të Albin Kurtit, kryetarit të LVV-së dhe kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Kosovës.
Ai shërbeu për më shumë se katër vjet si ministër i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2.
Të përzgjedhurit nga Kosova prej Edi Rama-s nuk kanë lënë asnjë gjurmë. Mesa duket përzgjedhja qëllimisht është bër e tillë, për të treguar se Kosova nuk ka potenciale intelektuale, profesioniste, qeverisëse dhe bashkëpunuese. Ose e kundërta, ish të përzgjedhurit i kanë lënë shëndetin Edi Ramës, pasi kanë konstatuar që qeverisja ishte klienteliste dhe korruptive.