TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2023, 10:29

Kërkojnë asfaltimin e rrugës, banorët e 3 fshatrave në Zall-Herr sërish në protestë: Nuk kemi dërguar fëmijët në shkollë

Shkruar nga Pamfleti

Kërkojnë asfaltimin e rrugës, banorët e 3 fshatrave në

Banorët e fshtarave në Zall-Herr, Pinar, Priskë e Vogël dhe Herraj kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë pasi kërkojnë asfaltimin e 3500 m rrugë të fshatit.

Kjo është hera e dytë që këta ngrihen në protestë, ndërkohë që sot thonë që nuk kanë dërguar fëmijët në shkollë.

Prej 15 vitesh nuk është vënë dorë në rehabilitimin e rrugës e ndaj banorët kërkojnë asfaltimin e saj. Rruga frekuentohet nga mjete të tonazhit të rëndë dhe e kanë shkatërruar plotësisht atë.

"Po na bëjnë presion se pse po dalim në protestë! Më kanë thirrur në polici e më thonë se pse ke protestuar! Më ka thirrur shefi i OPGJ-së.", u shpreh një banorë.

Banorët kanë bllokuar edhe mjetet e tonazhit të rëndë që shkojnë në Bovillë për të marrë inerte. Të pranishëm në protestë janë dhe forca të shumta policie.

Po ashtu sipas tyre, shpërthimet masive që ndodhin për shkak të aktivitetit të guroreve e kanë bërë fshatin të pabanueshëm nga ajri i ndotur dhe problemet në furnizimin me ujë të pijshëm.

Rruga, përveç lehtësimit për jetën e banorëve, lidh Tiranën edhe me liqenin e Bovillës, që së fundmi është kthyer një atraksion turistik, me interes për të huajt dhe vendasit.

 

proteste zall herr banore asfaltimi i rruges

Lini një Përgjigje