TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shtator 2023, 10:07

Banorët e 3 fshatrave në bllokojnë rrugën e Zall Herrit: Preken 350 familje, nuk kemi si të dërgojmë fëmijët në shkollë

Shkruar nga Pamfleti

Banorët e 3 fshatrave në bllokojnë rrugën e Zall Herrit:

Banorët e katër fshatrave Zall Herr, Pinor, Priskë e vogël, Herre janë mbledhur ditën e sotme në protestë dhe kanë bllokuar rrugën.

Prej 15 vitesh nuk është vënë dorë në rehabilitimin e rrugës e ndaj kërkojnë asfaltimin e saj.

Rruga frekuentohet nga mjete të tonazhit të rëndë dhe e kanë shkatërruar plotësisht rrugën.

Janë 350 familje që preken.

Protestuesit nuk kanë rruge as për të dërguar fëmijet në shkollë. Thonë se protestat do t’i përshkallëzojnë nëse s’merren masa.

Nesër do dalin në protestë bashkë me fëmijët.

Në protestë ka dhe prani të forcave të policisë sepse banorët kishin njoftuar për protestën.

bllokojnë rrugën e zall herrit preken 350 familje

Lini një Përgjigje