TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shtator 2023, 08:23

Vijon zjarri në kodrat me ullinj në Lushnje, Forcat e Armatosura shkojnë në ndihmë të zjarrfikësve

Shkruar nga Pamfleti

Vijon zjarri në kodrat me ullinj në Lushnje, Forcat e Armatosura

Vatra e zjarrit në fshatin Zhamë të Lushnjes vijon të jetë aktive. Flakët që përfshinë zonën një natë më parë, nuk janë shuar dot ndërsa mësohet se ka disa vatra aktive.

Ndonëse pritej ndërhyrje nga ajri për shkak të terrenit të vështirë, deri më tani raportohet se ndërhyrja nuk është kryer, por në terren janë forcat zjarrfikëse. Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes njofton se edhe efektivët e Batalionit të tretë të Këmbësorisë të Forcës Tokësore, i janë bashkuar forcave zjarrfikëse të Lushnjës, Fierit, Divjakës, Roskovecit, Beratit në operacionin e fikjes së zjarrit masiv të rënë në kodrat e fshatit Zhamë të Lushnjës.

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 58-vjeçar me iniciale R.Z pasi dyshohet se duke djegur mbeturinat, flakët janë përhapur në sipërfaqe të mëdha me ullinj dhe shkurre. Si pasojë e flakëve janë djegur dhjetëra hektarë ullishte.

zjarr lushnje aktiv

Lini një Përgjigje