TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shtator 2023, 08:57

Shuhet zjarri në fshatin Zhamë të Lushnjes, u dogjën qindra rrënjë ullinj

Shkruar nga Pamfleti

Shuhet zjarri në fshatin Zhamë të Lushnjes, u dogjën qindra

Zjarri në kodrat e fshatit Zhamë të Lushnjes që mori përmasa të mëdha mbrëmjen e së martës është shuar. Aksioni i 30 forcave të ushtrisë dhe 15 forcave zjarrfikëse u ndërpre mëngjesin e sotëm me shuarjen e zjarrit.

Për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, mbrëmjen e djeshme në terren shkuan edhe efektivët e Batalionit të tretë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore të ushtrisë. Ata iu bashkuan forcave zjarrfikëse të Lushnjes, Fierit, Divjakës, Roskovecit, Beratit dhe kompanisë Albpetrol në operacionin e fikjes së zjarrit masiv.

Mbrëmjen e djeshme policia evakuoi disa banorë të fshatit të cilëve u rrezikoheshin banesat. Autoritetet thonë se kanë arrestuar edhe zjarrvënësin, një 58-vjeçar, i cili ndezi zjarr për të djegur mbeturinat.

zhame lushnje zjarr

Lini një Përgjigje