
SPAK ka kërkuar nga Kuvendi i Republikës autorizim për caktimin e një mase më të rëndë sigurie për Sali Berishën.
Lidhur me këtë gazetari Mentor Kikia tha në emisionin ‘Now’ në ‘Euronews Albania’ se kërkesa me dy alternativa, arrest shtëpie ose arrest me burg e SPAK drejtuar parlamentit është bërë për faktin se nuk u bë sipas ligjit herën e parë.
“Unë mendoj se ka një arsye tjetër, kjo kërkesa me dy alternativa masa sigurie është shtrënguar të jepet pasi nuk e bëri këtë herën e parë. Fakti që SPAK i drejtohet parlamentit me një masë të specifikuar, në një farë mënyre e kthen parlamentin në gjykatë, kur ndërkohë i drejtohet vetëm për të marrë lejen e procedimit penal; masa është autoritet vetëm i gjykatës dhe nuk ka pse ja specifikon parlamentit se çfarë mase do të vendosë. Këtë radhë e ka bërë pasi është konsumuar e para, nëse sot i kërkohej parlamentit thjesht leje për procedimin penal për deputetin Berisha, mund të mbetej në fuqi edhe masa detyrim paraqitjeje”, tha Kikia.
Lini një Përgjigje