TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Dhjetor 2023, 21:24

Çështja e inceneratorit të Tiranës, habit Këlliçi: Veliaj po përgatitet të largohet nga vendi!

Shkruar nga Pamfleti

Çështja e inceneratorit të Tiranës, habit

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka paralajmëruar se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po planifikon largimin e tij nga vendi.

Në një intervistë për "Syri Tv", Këlliçi tha se çështja e inceneratorëve nuk do të mbyllet kurrë, pasi n.q.s. se prokurorët e SPAK do ta mbyllin hetimin pa e përfshirë Erion Veliajn, PD do të publikojë të tjera fakte dhe dokumente për ta rihapur çështjen.

Ka pak më shumë se 2-3 muaj, që ka mbushur opinioni dhe rrethin e tavolinave të politikës së ditës në Tiranë që e kam mbyllur këtë çështje. Nuk do të ketë probleme nga SPAK. Ka marrë garanci brenda dhe jashtë vendit që nuk do të goditet. Në të njëjtën mënyrë i kishte mbushur mendjen njerëzve as drejtorët e tij as Taulant Tusha nuk do goditej.

Sot që ne flasim, fjalë ka që ai po përgatit një skenar që të largohet nga vendi sepse si do që të shkojë kjo punë dhe nqs këta mendojnë se kjo çështje do mbyllet me këto dokumenta dhe e çojnë në hetim pa e përfshirë Veliajn, kjo çështje nuk mbyllet kurrë.

Sepse unë po u garantoj që unë si Belind kam ende prova dhe dokumenta të tjera, e kam menduar këtë ditë, kemi një grup të tërë ekspertësh që kanë punuar prej muajsh në PD, që e kemi menduar edhe këtë ditë dhe që do të kemi edhe prova të reja në momentin që do duhet që të ketë prova të reja për të hapur çështjen dhe për të rihapur çështjen”, tha Këlliçi.

këlliçi

Lini një Përgjigje