TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Dhjetor 2023, 21:14

Mediat greke nisin nga spekulimet: Shqipëria nuk përmendet në kapitullin për zgjerimin, shkak Beleri

Shkruar nga Pamfleti

Mediat greke nisin nga spekulimet: Shqipëria nuk përmendet në

Mediat greke kanë nisur dezinformimet dhe sulmet sa i takon integrimit të Shqipërisë dhe çështjes së Fredi Belerit.

Sipas “Kathimerinit”, Shqipëria nuk përmendet si një vend kandidat në Bashkimin Evropian në kapitullin e Zgjerimit të draftit të fundit të Këshillit të ardhshëm Evropian, i cili fillon të enjten.

Sipas gazetës greke, ky zhvillim lidhet me çështjen e arrestimit të Fredi Belerit, veçanërisht pasi Gjykata Speciale e Tiranës refuzoi të hënën kërkesën e tij për leje të kufizuar për t'u betuar si kryetar i Bashkisë së Himarës.

Athina kishte paralajmëruar me kohë për pasojat në rast se do të kishte ndonjë devijim nga kushtet shumë të qarta të përcaktuara dhe të lidhura me respektimin e shtetit të së drejtës.

Greqia ka paraqitur tashmë një deklaratë me shkrim, e cila shoqëronte letrën e Këshillit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke vendosur tre kushte bazë për nxitjen e pranimit të Tiranës. Këto janë betimi i Belerit, gjykimi i tij i drejtë dhe respektimi i prezumimit të pafajësisë”, shkruan gazeta greke.

Pa dyshim, pala greke do të vazhdojë konsultimet në orët para samitit të së enjtes në lidhje me formulimin e konkluzioneve përfundimtare për Shqipërinë, raporton “Kathimerini”.

Kapitulli i zgjerimit përfshin referenca në paragrafë të veçantë për vendet e tjera kandidate (Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut). Referenca për Maqedoninë e Veriut është veçanërisht interesante, në një kohë kur ajo e Shqipërisë mungon, pasi kandidatura e dy vendeve konsiderohet e lidhur”, përfundon gazeta greke që më herët raportoi se nga burime diplomatike greke, mëson se Greqia do të vendosë veton ndaj integrimit të Shqipërisë.

Çështja beleri shqipëria be kapitulli zgjerimit mediat greke

Lini një Përgjigje