TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2024, 19:45

Karma/ Si Meta urdhëroi arrestimin e Berishës 24 vite më parë, sambistët me maska u udhëzuan ta merrnin forcërisht (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Karma/ Si Meta urdhëroi arrestimin e Berishës 24 vite më

Ilir Meta u arrestua sot me një operacion special. Ai u mor forcërisht dhe ka pasur debate mbi këtë mënyrë arrestimi. Por duket se këtu kemi atë që quhet “karma”. 24 vite më parë, ishte ilir Meta ai që urdhëronte arrestimin me forcë të aletit të tij sot, Sali Berisha.

Si u arrestua Berisha

Ishte data 28 Nëntor i vitit 2000. Një ditë më parë, bandat e Sali Berishës në Tropojë, kishin nisur kryengritjen e armatosur. Kishin djegur gjykata dhe prokurori. Kishin terrorizuar dhe vrarë. Prishën mitingun e Ilir Metës, me anë të një anti-mitingu. Hidheshin shtylla tensioni dhe objekte shtetërore në erë. Pra, kërkohej destabilizimi i vendit dhe rrëzimi i qeverisë. Ndërkaq, terroi u zhvendos në Tiranë, pranë institucioneve kryesore të shtetit. Selia e PD ishte kthyer në strehë të bandave të armatosura.

Karma/ Si Meta urdhëroi arrestimin e Berishës 24 vite më

Por në mesnatë selia e PD u rrethua nga forcat e policisë. Ishte urdhëruar arrestimi i Sali Berishës dhe asgjësimi i bandës së armatosur, nëse bënte rezistencë.  Mercedezi i Berishës ndalohet dhe ish-presidentit i kërkohet të shoqërohet në polici. Berisha refuzon, por ai mbahet i izoluar për dy orë tek Ushtari i Panjohur.

Urdhri ishte që Berisha të merrej forcërisht. Në këtë kuadër shoqëruesi i tij kryesor, oficer i gardës, nxirret forcërisht nga makina. Përreth sambistë të maskuar me kallashnikov në dorë. Pastaj radha i vjen shoferit të tij. E nxjerrin dhe atë forcërisht dhe vendin e tij do ta zërë sambisti i armatosur. E gjithë ngjarja zhvillohet në rreth dyzet minuta, në orët e para të mëngjesit, në mes të Tiranës.

Karma/ Si Meta urdhëroi arrestimin e Berishës 24 vite më

Lini një Përgjigje