TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2024, 19:22

“Kaos” në aksin Shëngjin-Kurbin, rikthimi i pushuesve shkakton radhë kilometrike

Shkruar nga Pamfleti

“Kaos” në aksin Shëngjin-Kurbin, rikthimi i pushuesve

Fluksi i madh i qytetarëve që i është drejtuar bregdetit gjatë fundjavës, ka bllokuar ditën e sotme rrugën dalëse nga Shëngjini drejt Kurbinit.

Trafiku ka krijuar një radhë me automjete prej rreth 12 kilometrash, ndërsa shkak për një numër kaq të madh automjetesh, është bërë fluksi i madh i turistëve.

Nga ana tjerët policia po mundohet të drejtojë trafikun, por sërish situata është e vështirë për drejtuesit e automjeteve. Kjo nuk është një situatë sporadike, por e përsëritur në çdo fundjavë për shkak të lëvizjes së qytetarëve kryesisht nga Tirana drejt Durrësit dhe Shëngjinit.

Kthimi i tyre drejt Tiranës pasditen e të dielës zakonisht shkakton radhë të gjata kilometrike.

Lini një Përgjigje