TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2024, 13:58

Shqipëria në ‘black out’ për 30 minuta, eksperti i energjisë: Prokuroria të nisë hetimet, dëmi shkon në 1 miliardë euro

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria në ‘black out’ për 30 minuta, eksperti i

Eksperti i energjisë Eduard Elezi tha se Prokuroria duhet të nisë hetime lidhur që ndodhi në rrjetin e transmetimit të sistemit energjetik në pjesën juglindore të Evropës mesditën e 21 qershorit. Energjia elektrike u ndërpre për 30 minuta në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe pjesërisht në Kroaci.

Sipas tij, fatura financiare shkon deri në 1 miliardë euro.

“Shkaku i ngarkesave linjat e transmetimit. Duhet bërë një hetim nga organet kompetente të çdo shteti. Prokuroria e Përgjithshme duhet të nis hetimet. Flitet për miliarda euro në gjithë rajonin që janë transaksionet.

Me ligj këto e kanë te detyruara të gjitha transmetimet që të mbajnë kapacitetin rezervë që quhet siguria e transmetimit të secilit vend. Nuk kanë mbajtur kapacitete rezervë. Ka pasur mbingarkesë të linjave. Vendi jonë ka prodhimin vendas. Prodhimi vendas duhet të mbulojë konsumin

17 minuta është shumë problem. Edhe rikthimi 17 minuta me vonesë është jashtëzakonisht i gjatë. Po flasim për sistemin e automatizuar.. Për 10 minuta maksimumi duhej që e gjithë Shqipëria të kishte drita. Faturën, dëmin ekonomik do ta paguajnë të gjitha transmetimet dhe transmetimet duhet patjetër të shihet si ka funksionuar. Duhet hetim i transmetimin shqiptar dhe gjenerimin dhe të shohë se pse nuk u mbrojt Shqipëria.

Kemi pasur temperatura dhe më të larta se 37 gradë. Nuk jep i nxehti ndikim në tela, por tek konsumi, rritet konsumi.

Duhet të hetohet ku ka qenë ngarkesë. Nuk mundesh ti japësh një linje 400 megavat, të kalosh ngarkesë 1200 MËh.  Problemi është tek fatura financiare që shkon deri në 1 mld euro. Sërish e kemi sepse aty është i gjithë rajoni. Të gjitha kompanitë tregtare të energjisë elektrike do të kërkojnë kompensimet. Prokuroria shqiptare duhet të hetojë procedurën e KESH dhe kompanisë së transmetimit”, u shpreh Elezi për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje