TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2024, 11:00

Pësoi hemoragji cerebrale, poeti Agim Doçi vijon luftën me jetën; në gjendje të rëndë në spital

Shkruar nga Pamfleti

Pësoi hemoragji cerebrale, poeti Agim Doçi vijon luftën me

Poeti i njohur, Agim Doçi vijon të jetë në gjendje kritike për jetën, i cili ndodhet në Shërbimin Neurovaskular në QSUT.

Ai u shtrua në spital mëngjesin e djeshëm në Qendrën Stroke, pasi shfaqi çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit. Agim Doçi u referua nga Spitali i Pogradecit ku kishte ndodhur goditja, i cili u transportua menjëherë drejt QSUT me autoambulancë.

Aktualisht po mbahet në monitorim nga mjekët neurokirurg, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Agim Doçi, 76-vjeç, është autor i qindrave teksteve të këngëve shumë të njohura, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.

Lini një Përgjigje