TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2024, 17:58

Ulje temperaturash dhe shi, si pritet të jetë moti për javën e ardhshme

Shkruar nga Pamfleti

Ulje temperaturash dhe shi, si pritet të jetë moti për javën

Për javën që presim përpara vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Falë tërheqjes graduale të Anticiklonit Afrikan dhe qarkullimit të një qendre me presion atmosferik të ulët si dhe masave ajrore më të freskëta e relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për pjesën më të madhe të ditëve moti përgjatë Ultësirës Perëndimore e bregdet pritet të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në orët e nxehta të ditës pra kryesisht në orët e drekës deri ato të pasdites. Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në relievet malore në lindje reshjet lokalisht me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi me shpejtësi 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe ato luginore era fiton shpejtësi 10-12m/sek. Duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcë 1-3 ballë.

Prezencë të grimcave të rërës së Afrikës së Veriut në ajër.

Ulje temperaturash dhe shi, si pritet të jetë moti për javën

temperatura shi moti java e ardhshme

Lini një Përgjigje