
Hakerat iranian të “Home land Justice”, kanë publikuar sërish disa lista me të dhënat e qytetarëve shqiptar.
Në faqen në Telegram e cila pretendohet se është e hakerave “iranianë”, ka publikuar sot, një listë me mbi 65 mijëra emra qytetarësh.
Në listën e publikuar duken qartë të dhënat e qytetarëve si: numri i kartës së identitetit, emri, mbiemri, vendi i lindjes, vendi i banimit dhe numri i telefonit.
Kjo është hera e parë pas një kohe të gjatë pauze që faqja në Telegram publikon të dhënat e hakeruar kohë më parë.
‘Hakerat iranianë’ kanë kryer një sërë sulmesh kibernetike edhe mbi institucionet e vendit tonë, ku më i fundit ishte ai ndaj faqes së INSTAT.
Lini një Përgjigje