TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2026, 17:00

“Kanë tejkalim të nivelit të mykotoksinave”, AKU tërheq nga tregu biskotat gjermane “EnerBiO"!

Shkruar nga Pamfleti
“Kanë tejkalim të nivelit të mykotoksinave”, AKU
Foto ilustruese

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar tërheqjen nga tregu të produktit “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”, biskota me origjinë nga Gjermania që tregtoheshin në supermarketet “Rossmann & Lala” në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar, masa është ndërmarrë pas kërkesës së kompanisë gjermane “Dirk Rossmann GmbH”, për shkak të dyshimeve për tejkalim të nivelit të lejuar të mykotoksinave në produkt.

“Kanë tejkalim të nivelit të mykotoksinave”, AKU

AKU bën me dije se subjekti “Rossmann & Lala” ka nisur menjëherë tërheqjen e produktit nga tregu si masë parandaluese, ndërsa biskotat janë larguar nga të gjitha pikat e shitjes në vend, pa dallim lote apo date skadence.

Mykotoksinat janë substanca toksike që prodhohen nga disa lloje myqesh dhe mund të përbëjnë rrezik për shëndetin e konsumatorëve nëse tejkalojnë normat e lejuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e konsumojnë produktin nëse e kanë blerë, ndërsa vijojnë procedurat e verifikimit dhe kontrollit lidhur me rastin.

autoriteti kombëtar i ushqimit (aku)

Lini një Përgjigje