TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2025, 22:28

"Ka sinjale se vota do të manipulohet", Spahiu: Monitorimi i zgjedhjeve nga SPAK, shpresa e vetme

Shkruar nga Pamfleti

"Ka sinjale se vota do të manipulohet", Spahiu: Monitorimi i

Juristi Kreshnik Spahiu, ka folur lidhur me monitorimin e zgjedhjeve nga Prokuroria e Posaçme, SPAK. Ai tha se prezenca e SPAK në monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit, është shpresa e vetme që në këto zgjedhje s’do të ketë manipulime.

“Kur OSBE propozoi numërim elektronik për diasporën, Tiranën dhe Fierin si dy nga qarqet më të mëdha në vend pati një ndërhyrje nga opozita që kërkoi që të ketë numërim me komisioner dhe pastaj u katandis që edhe diaspora do të numërohet nga partitë e vjetra. Ata janë të qartë se këtu ka një plan për të devijuar votën në mos për të ndryshuar fituesin me humbësin për të prekur votën e partive që s’kanë komisioner. Del PD thotë na vodhën, që ka komisioner atje. Po nëse ka një hap konkret dhe duhet mbështetur është prezenca e SPAK në KQZ për të ndaluar ndërhyrjen tek vota”, tha Karamuço për “Abc News”.

Lini një Përgjigje