
Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikës, ka reaguar në rrjetet sociale, lidhur me operacionin e zhvilluar mbrëmjen e së hënës në zonën e njohur si Kodra e Diellit në Tiranë, ku është kontrolluar një prej apartamenteve në këtë zonë.
Karamuço në reagimin e tij shprehet se nuk ka përmendur emra konkret, qoftë të qiramarrësit apo të pronarit të banesës.
Në disa media u aludua sikur Karamuço kishte thënë se në apartamentin e kontrolluar jetonte një aktor, por pronësia ishte e kryebashkiakut të Tiranës.
“Lidhur me lajmin e djeshëm për kontrolle të BKH në një shtëpi në Kodrën e Diellit Tiranë, megjithëse i jam referuar një informacioni që erdhi në studio nga gazetarë të terrenit, në asnjë rast nuk kam përmendur emra konkret qoftë si pronar apo qirammarës. Çdo përpjekje për të vënë në gojën time emra aktorësh është dashakeqëse dhe jo etike”, shkruan Karamuço në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje