TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2025, 22:05

Mbyllen aplikimet për kreun e ri të RTSH-së, 13 emra në garë; PD-PS në "gjunjë" para Eni Vasilit

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllen aplikimet për kreun e ri të RTSH-së, 13 emra në

Skadon afati i aplikimeve për drejtor të RTSH. Pas puçit që u bë nga PD dhe PS me shkrirjen e Këshillit Drejtues, anëtarët e rinj hapën nga e par garën dy javë më parë. Sot ka qenë afati i fundit dhe mësohet se kanë aplikuar 13 persona.

Ajo që bie në sy është se janë thuajse të njëjtët emra, teksa bie në sy mungesa e Aurora Polos, drejtoresha aktuale e komanduar.

Ndërkohë Eni Vasili nuk ka hequr dorë nga ambicia për të drejtuar RTSH. Tani kuptohet qartë se gjithë ajo katrahurë u bë për të. PD e PS u bënë bashkë për katapultimin e saj. 

Aplikantët për Drejtorin e RTSH

Gëzim Nazif Xhaxhaj

Flamur Buçpapaj

Kliton Rama

Zoje Jakaj (Marashi)

Jetmir Shpuxa

Laureta Roshi

Ermal Hoxha

Eni Vasili

Harrila Koçi

Engjëllush Musai

Mimoza Haxhiaj

Elton Metaj

Enrik Mehmeti

 

Lini një Përgjigje