TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2025, 16:57

"Ka humbur besimi tek institucionet", Lubonja: Vrasja e gjyqtarit e paralajmëruar!

Shkruar nga Pamfleti

"Ka humbur besimi tek institucionet", Lubonja: Vrasja e gjyqtarit e

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar ngjarjen e rëndë të një dite më parë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit dhe u plagosën 2 të tjerë.

Analisti u shpreh se në këtë rast përgjegjësia bie mbi klasën politike. Lubonja theksoi se tek qytetarët është krijuar një mosbesim tek institucionet, pasi sipas tij, çështja e pronave vijon zvarritet nga institucionet.

“Besoj se brenda informacioneve që kemi marrë, që nuk janë të plota… Ajo ideja që krijova unë mund të shkruhej një libër me një titull kronike një vrasje të paralajmëruar që prej 30 viteve.

Nga ajo që ndoqa nga dy palët, del përgjegjësia e madhe që ka e gjithë klasa politike në gjithë periudhën që nga vitet 90’. Jo vetëm ajo por dhe drejtësia institucionet e shtetit për të mos zgjidhur në mënyrë përfundimtare, problemet e mëdha njerëzve.

Sepse ajo ishte një shkollë që i është dhënë 32 familjeve. Të mbivendosej dhe në qoftesë kishte një pronar të kompensohej. Pastaj ju jepet pronarëve që nuk e mora vesh në mënyrën jo shumë bindëse a ka korrupsion apo ka false. Pastaj një zvarritje nëpër gjykata dhe hyn ideja sa është i besueshëm që ia ka dhënë tani apo më parë.

Është krijuar nga qytetarët në mosbesim të insitucioneve të shtetit. E gjithë historia e tij nëse do të shkruhej një libër do të ishtë një vrasje me në krye shtetin”, tha Lubonja për “News 24”.

Lini një Përgjigje