Tronditja nga vrasja i bashkon: Gjyqtarët kundër dhunës dhe ndërhyrjes politike
Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, sistemi gjyqësor nuk po hesht më. Një valë bashkimi ka përfshirë gjyqtarët në të gjithë vendin, të cilët për herë të parë pas shumë vitesh kanë vendosur të flasin, të reagojnë dhe të kërkojnë qartë atë që deri dje e shprehën vetëm në heshtje: drejtësia ka nevojë për mbrojtje, dinjitet dhe pavarësi reale.
Gjykata e Lartë ka njoftuar një mbledhje të jashtëzakonshme të të gjithë trupës gjyqësore të Republikës së Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 9 tetor, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Qëllimi: një qëndrim i unifikuar kundër dhunës, kërcënimeve dhe për herë të parë, edhe kundër sulmeve politike që prej vitesh minojnë vendimmarrjen e gjykatave.
“Nuk do të përkulemi përballë dhunës. Nuk do të lejojmë që asnjë presion politik të ndikojë në gjykimin tonë”, thuhet qartë në deklaratën e shpërndarë nga Gjykata e Lartë, e cila bën thirrje për respekt ndaj funksionit gjyqësor dhe garantimin e sigurisë fizike dhe morale të gjyqtarëve.
Ky reagim i paprecedent përfaqëson më shumë se një reflektim mbi një ngjarje kriminale; është një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj politikës, e cila ka nisur një seri sulmesh dhe denigrimesh ndaj drejtësisë.
Kryeministri sulmon me emër dhe mbiemër ata që japin vendime kundër qeverisë. Ndërsa ish-kryeministri sulmon këdo prokuror që heton aferat e tij. Padyshim këto sulme ishin një inkurajim për Elvis Shkëmbin, i cili i mori jetën gjyqtarit në krye të detyrës. Por gjyqtarët duket se do i thonë stop kësaj gjëje.
Njoftimi i Gjykatës Lartë
Ngjarja e rëndë dhe e dhimbshme e ndodhur së fundmi, që tronditi thellë sistemin gjyqësor dhe opinionin publik, ka nxjerrë në pah gjendjen e brishtë të sigurisë, por edhe rëndësinë e respektit që duhet të shoqërojë ushtrimin e funksionit gjyqësor.
Pas dakordësisë së shprehur nga të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe pas takimit të zhvilluar me zëvendëskryetarët e të gjitha gjykatave të vendit, është autorizuar Kryetari i Gjykatës së Lartë që, në ushtrim të përgjegjësive institucionale, të thërrasë të gjithë gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë në një mbledhje të veçantë, e cila do të zhvillohet ditën e enjte, më datë 9 tetor 2025, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Kjo mbledhje përfaqëson një moment të rëndësishëm bashkimi, reflektimi dhe force morale për gjithë trupën gjyqësore të vendit, e cila do të shprehë qartë dhe me dinjitet se:
• asnjë akt dhune nuk do ta përkulë drejtësinë;
• asnjë kërcënim nuk do ta ndalë gjyqtarin të kryejë me ndershmëri detyrën;
• asnjë presion politik apo publik nuk do të cenojë pavarësinë e gjykimit.
Gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë do të qëndrojnë të bashkuar, me kurajë dhe vendosmëri, për të mbrojtur jo vetëm jetën dhe dinjitetin e tyre, por edhe vetë të drejtën e qytetarëve për një drejtësi të paanshme dhe të pavarur.
Në këtë moment të ndjeshëm, trupa gjyqësore i drejtohet opinionit publik me besim dhe respekt, duke ftuar të gjithë të kuptojnë se drejtësia nuk është armike e askujt, por mburoja më e fortë e shoqërisë dhe e çdo qytetari ndaj padrejtësisë dhe dhunës.
Ky është një moment që kërkon forcë, qetësi dhe unitet. Drejtësia shqiptare do të vazhdojë misionin e saj me dinjitet, besim dhe vendosmëri. /Pamfleti
Mendoi se vrasja e gjyqtarit eshte nje ulerritje deri ne klithje te neveritshme ndaj qeverisjes...c'do gjyqtar, polic e tjere, jane nen presion te pushtetit. SOLIDARIZOHEM ME GJYKATESIT.
Une mendoj se gjygjetaret nuk bejne punen e duhur ata dejnojne vetem ate persone qe ekonomine e kane te dobet 1 per te denuar jane pushtetare e politikane qe nga viti 1945 e ketej 2 jane pushtetaret e politikanet qe vrasin juve e jo populli 3 populli u mbeshtete kyr ju be I punen me vedoshmemi 3 hetoni dhe benoni politika e pushtetare qe vjedhim me dipllome pushteti e politikani 4 atehere re re guarantor se gjithe popullin e keni mbas veti mos lini pushtetaret tju vrasin po hetojeni e arrestojeni kte beni se nuk ju ven gje nga populli po nga pushtetaret 5 une kuptoj puna juaj e dobet ka krijuar krim e korrupsione se kur shikojme se vjedhin pushtetaret me dipllome themi dhe me me te drejte perse nuk denohen keta mostra po vetem populli I thjeshte
O zot fali se nuk din c po bejne! Ne vend që gjykata e lart te mbledhi gjygjtaret dhe ti thote që ne jemi pjesmares ne vrasjen e kolegut tonë duke e zvaritur gjygjin me vite , se korupsioni midis nesh( gjygjtareve) eshte zanafilla e ngjarjeve te tilla te , kjo gjykate “Klith” per mbrojtje nga shteti duke akuzuar shtetin ???? Sa te pa cipëëë . Nuk ka shtet, as policë , as mbledhje dhe as antiplumb që ti mbroj kedo nga gjygjtaret te cilet marrin vendime mbi baze arsyetimesh korrtuptive. U vra kolegu juaj sepse disa te tjere nder ju kane dhene vendime bazuar ne afera corruptive. Prandaj beni mirë te shtoni edhe nje pikë tjeter ku te pranoni qe jeni pjese e vrasjes se kolegut tuaj.Rrjeshtat e pluguara nga frika e fatit te njejte ne te ardhmen janë shkapaderdhur duke deformuar Jo vetëm drejtimin por edhe kuptimin.
Tamam plotesisht dakord!
Ju jeni pergjegjesit kryesor te te gjithe padrejtesive ne Shqiperi, Ju jeni pergjegjesit kryesor per te gjithe anarshine dhe zullumet qe i keni bere popullit shqiptar. Ju jeni kriminela dhe njerezit mete korruptuar te shtetit shqipar, duke i zbatuar me perpikmeri te gjitha udhezimet te shtetit me gangster kriminal , korruptiv dhe armik te popullit shqiptar. Ju meritoni denimin maksimal dhe jo ai djali qe eshte viktime e sjelljes tuaj.
Ua ke then te gjitha b
Shpresojme qe viktima e pare e gjyqesorit te sherbeje per tu rritur dinjitetin qe ca e kini ulur vete e ca u a ka menderosur politika.
Pershendetje! Se pari shpreh ngushellime per familjen e te ndjerit. Dhimbjen e mbartin vec ata... se dyti,, kam lexuar mjaftueshem komente dhe ndjej nje keqardhje te madhe per popullin tim te lodhur nga keqtrajtimet e jetes... nese cdo njeri ka patur padrejtesi ne kete jete, nuk mund te gezosh dhe entuziasmohesh me humbjen e nje jete.. nese keni kaq shume mllef o popull ndaj te gjith gjyqtareve, a keni pyetur ndonjeher vehten se c'do te ndodhte nese te gjithe njeheresh do te hiqnin dore nga drejtesia? Duhet te gjykojme me arsye. Ky eshte mendimi im.
dhimbjen? po pasurimin? i shijojne te mirat e parave? ky dhe keta jane pale qe kane qeverisur (ose gjykuar per qef) gjithe keto vite duke dhene vendime te padrejta. Ndaj jetojm çorap e ne demoralizim sot me kaq shume drog e mafia babezi pangopje (s'di si è komentojn psikologët) por kur ti nuk gjen te drejten e sorrollatesh zyrave te administrates çfar pret?? ryshfet gjithandej.. më keq edhe kur ndërrohej stafi prej partive.. o të njohur, o lek në dorë të zgjidh punë. nuk ka as moral, as etike.. cdokush kontribuoi
Pa pik dyshimi kto jan organizata krim!nale më e frykshme në ven. Koka piramidës jan kta. Çdo e keqe në atë ven të bekum vjen prej ktyne gjygjtarve/prokurorve të korruptum. Ska shanceee,ZEROOOO MUNDËSIA që me rrogat që marin gjygjtar e prokuror të kenë atë pasuri që kan me mbi 4-5 shpia,garazhde e vila kudo.Veting partiak apo interesaxhi sipas oreksit të qeverive.Kjo organizat mafioze ka mor në qaf atë ven
Gjyqtaret e Gjykates se Larte dhe te gjithe shkalleve te gjyqesorit te kene turp qe fjalen e pare pas kesaj ngjarje makaber kane nevojen qe shteti te shtoje sigurine ndaj tyre. Zoterinj ne qofte se e dini veten te paster, qe respektoni ligjin, vazhdoni te qete jeten se nuk ju prek njeri me dore. Por, kur me cdo ceshtje, civile apo penale, jeni bere pis, nuk keni zbatuar ligjin, etj. maskaralleqe si keto atehere te keni frike dhe te kerkoni forca sigurie nga shteti.
Vrasja e prokurorit dhe mbledhja e ghyqtareve qe kerkojne mbrojtje nga shteti, jane ngjarje qe tregojne se nepunesit e korruptuar nuk e njohin fajin /krimin e tyre dhe nukduan te nderrojne rruge, nuk duan te kerkojne te falur. Prandaj populli e mbron vrasesin e prokurorit te korruptuar. Do te dalin dhe trima te tjere qe te vrasin disa gjyqtare, prokurore e pushtetare te korruptuar dhe atehere do t'i vijne mente kolegjit te gjyqtareve, nga frika e jo nga ndergjegja. TURP.
Vrasja e prokurorit dhe mbledhja e ghyqtareve qe kerkojne mbrojtje nga shteti, jane ngjarje qe tregojne se nepunesit e korruptuar nuk e njohin fajin /krimin e tyre dhe nukduan te nderrojne rruge, nuk duan te kerkojne te falur. Prandaj populli e mbron vrasesin e prokurorit te korruptuar. Do te dalin dhe trima te tjere qe te vrasin disa gjyqtare, prokurore e pushtetare te korruptuar dhe atehere do t'i vijne mente kolegjit te gjyqtareve, nga frika e jo nga ndergjegja. TURP.
Shihet që ka një mllef dhe urrejtje popullore ndaj njerëzve të drejtësisë. Pse nuk analizohet pse është akumuluar kjo urrejtje përkundrazi e quajnë popullin agresiv. Populli është si pasqyra, nuk ka faj për pasqyrimin e shtrembër të drejtësisë.
Jam dakord plotesisht
bravo tatjana , keta gjyqtare sa shpejt u mlodhen per bythen e vet, nderkohe per pronat jane vrare njerez te pafajshem dhe ne te drejten e tyre nga mafia e pronave dhe keta gjyqtaret e nderuar gjasme, nuk jane ndjere fare bile kane mbajtur krahun e krimineleve , por ka dhe perjashtime , keto gjera te shohin keta mes tyre,
Gʻjyqtaret duhet te japin drejtesi duhet te denojne te gjithe ata qe kane vjedhun sidomos ne hopotela dhe nuk duhen te degjojn sa presjon bane kryeministri drejtesia do te vlersoje punen e gjyqtarit
Ore bëni çtë doni, edhe greve urie, vetëm aman ore, aman atë Sali Berishen mos ma prekni. Mos denoni Saliun,po flaka le ti dalë Shqiperise. Se mos mblidheni dhe thoni ndonjë fjalë për atë gjyqtaren që Saliu e perdhos çdo ditë, me nëne,babë dhe farefis. Kur ju z. gjyqtar, pjesa më e madhe nuk kishit as gardhishte,familja e zonjes që shanë Saliu ishte nga më të ndjerat ne zone, dhe luftonte për atdhe deri sa gjyshi i sajë u varë ne 1935 ne kryengritjen e Fierit. Turp të keni,burra të tredhur.
Populli shqiptare eshte denuar me vuajtje, nga qeveria e nga cdo pjese perberese e sai. Shumica e gjygjtareve shtetii i paguan per te mbrojtur padrejtesine e jo drejtesine. Prandaj te rinite shqipetare ikin nga ai vend i mallkuar nga politikanet. Me vjen shume keqe qe ai djale i ri humbi jeten me nje ndyresire te tille e mendoj se denimi i djalit duhet te behet me votim nga populli. Shpresoj qe gjygjtaret perpara se te bejne nje padrejtesi te kujtojne fundin e kollegut.