TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2023, 18:11

Jo vetëm me Elvana Gjatën, Ervin Mata lidhje dhe me një ish-miss; shumë vajza të botës së ekranit dalin në përgjimet e “SKY”!

Shkruar nga Pamfleti

Jo vetëm me Elvana Gjatën, Ervin Mata lidhje dhe me një ish-miss;

Nga zbërthimi i aplikacionit “SKY” dhe “Encro Chat” janë goditur disa grupe kriminale dhe pas rrëfimeve të disa bashkëpunëtorëve të drejtësisë janë verifikuar dhe zbardhur ngjarje të rëndësishme kriminale. Por gjithashtu janë arrestuar dhe shumë persona në kuadër të disa operacioneve, të cilat kanë përfshirë dhe zyrtarë të lartë të policisë.

Policia ka arrestuar një oficer policie, një zyrtare të kufirit, ish-nëndrejtorin e policisë Tiranë, Erzen Breçanin dhe disa persona të tjerë, që janë shpallur në kërkim të cilët akuzohen edhe për grup kriminal.

Nga përgjimet që i janë vënë në dispozicion SPAK-ut, kanë dalë në dritë edhe emra të disa vajzave të botës së ‘showbiz-it’, mes tyre edhe këngëtarja Elvana Gjata.

Përveç ish-partneres së Matës, këngëtares Elvana Gjata, ka edhe personazhe të tjera. Një ish-miss që mendohet se ka pasur një lidhje me Ervin Matën dhe persona të tjerë nga bota e krimit, raporton 'CNA'.

Moderatore emisionesh, kryesisht të botës së ‘showbiz-it’ dhe disa personazhe të tjera, janë të përfshira në këto ngjarje madje edhe kanë lidhje dashurie me ta, shkruan cna.

Këto të dhëna janë duke u hetuar nga SPAK, për të kuptuar rolin e vërtetë të këtyre vajzave. Kanë qenë thjesht në lidhje intime apo dhe kanë pasur ndonjë rol në pastrim parash, investime apo aktivitete për të cilat mund të jenë shfrytëzuar paratë e ardhura nga trafiku i drogës?

SPAK njoftoi se kishte filluar hetimin pasuror ndaj Elvana Gjatës, por tashmë duket se lista nuk ka vetëm një emër, por përfshihen dhe disa vajza të tjerë. Kryesisht miss-e, drejtuese emisionesh ‘show’ dhe vajza të botës së spektaklit.

ervin mata sky

Lini një Përgjigje