TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2023, 16:47

“Jemi kthyer në një shtet bananesh”, Zagani: Takim Rama-Dumani? Sjellja e kreut të SPAK më jep shpresë se gjërat do të ndryshojnë

Shkruar nga Pamfleti

“Jemi kthyer në një shtet bananesh”, Zagani: Takim

Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani ka komentuar një takim të zhvilluar mes kryeministrit Rama dhe kreut të SPAK, Altin Dumani.

Në “Euronews Albania”, ai tha se mënyra si është ndërprerë takimi informal është diçka që i jep shpresë se në Shqipëri po krijohet një linjë ndryshe e marrëdhënies politik-drejtësi.

Në takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, ky i fundit i ka thënë kryeministrit se çdo gjë që do thuhet në këto bisedime, do të raportohet, duke i dhënë fund kështu informalitetit të takimit. Sipas Zaganit ky është një gjest që tregon që drejtësia po merr një rrugë të ndarë nga politika dhe nuk është më nën varësi të saj.

Jemi kthyer në një shtet bananesh, që kur s’kemi ambasador amerikan drejtësia nuk funksionon. Uroj që Amerika ta vërë në pozita këtë shtet dhe politika të jetë e vërtetë nën vartësinë e politikës, dhe jo drejtësia në varësi të politikës.

Ajo që më ngroh e më jep shpresë është takimi informal që ka dështuar që në momentin kur është bërë ftesa, me fjalinë “çdo gjë do raportohet”.

Vetëm ajo më jep shpresë që do kemi një linjë ndryshe të marrëdhënies politik-drejtësi se për sa kohë të jemi në unison nuk ka për të pasur shpresë për ne”, tha Zagani.

Lini një Përgjigje