TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2023, 18:37

KiE në “alert” për sulmet e Veliajt ndaj Ola Xamës, organizatat e gazetarëve “shuplakë” kryebashkiakut

Shkruar nga Pamfleti

KiE në “alert” për sulmet e Veliajt ndaj Ola Xamës,

Platforma për Promovimin e Mbrojtjes së Gazetarisë dhe Sigurisë së Gazetarëve dhe Lirisë së Medias në Evropë (SOJP) ka raportuar në Këshillin e Evropës, lidhur me sulmin që Erion Velaij i bëri gazetares Ola Xama. Sulmi erdhi pas një shkrimi të kësaj të fundit që implikonte kryebashkiakun e Tiranës në aferën e inceneratorëve.

Në raportin e saj lidhur me ngjarjen, (SOJP) ka pasqyruar të gjitha detajet që nga kontakti i gazetares me Veliajn, te sulmet e kryebashkiakut, e deri te mediat të cilat i dolën kundër gazetares dhe morën në mbrojtje Veliajn.

Në raport sulmi i Veliajt është shënuar si; “Ngacmimi dhe frikësimi i gazetarëve”, niveli i sulmit është përllogaritur në ‘shkallën 2’, ndërsa agresori është raportuar; shteti. Kryebashkiakut Veliaj i është dhënë afat deri më 18 tetor 2023, për të dhënë llogari lidhur me sulmet e bëra ndaj gazetare. 

Kujtojmë se platforma (SOJP) ka si synim të raportojë për kërcënime serioze ndaj sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së medias në Evropë, me qëllim që të përforcojë reagimin e Këshillit të Evropës ndaj kërcënimeve dhe llogaridhënien e shteteve anëtare.

Platforma u mundësojë organeve dhe institucioneve të Këshillit të Evropës që të alarmohen në kohë, në mënyrë më sistematike dhe të ndërmarrin veprime në kohë dhe të koordinuara kur është e nevojshme.

Raporti i plotë i SOJP:

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e ka quajtur Ola Xamën, gazetare në Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative (BIRN), një “vrasëse me pagesë”, pasi ajo e kontaktoi për të komentuar mbi një hetim për menaxhimin e mbetjeve. Më 13 korrik 2023, BIRN publikoi në Reporter.al një raport investigativ për menaxhimin e mbetjeve, me autor Xama.

Raporti pretendonte se një projekt i kontestuar për menaxhimin e mbetjeve publike në Tiranë nëpërmjet inceneratorëve ishte iniciuar nga Veliaj, ndërkohë që më parë kryebashkiaku kishte mohuar me forcë se kishte pasur një rol aktiv në projekt. Menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri është aktualisht objekt i një hetimi penal për korrupsion dhe pastrim parash që përfshin politikanë.

Arben Ahmetaj, deputet dhe ish-zëvendëskryeministër dhe ministër i Financave, është përballur me një urdhër arresti dhe është larguar nga vendi. Më 14 korrik, Veliaj, i cili nuk i ishte përgjigjur kërkesës së BIRN për koment, i shkroi Xama-s, duke thënë se ajo kishte ngatërruar fakte dhe e quajti atë “militante”. Më tej ai shkroi “nuk je gazetar, je vrasës me pagesë”.
Më pas e përditshmja Dita mbrojti Veliajn dhe denigroi Xamën për disa ditë.

Ajo publikoi në faqen e saj të parë një artikull të titulluar “Spekulime”, që i referohet gazetares si “personi i kontraktuar” dhe e akuzon atë për gabime me qëllim mbrojtjen e Ahmetajt, duke shtuar se “nga gazetaria mban erë vrasjeje me pagesë”.
Ndërkohë që Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) kanë denoncuar fyerjet dhe kanë mbrojtur gazetaren dhe punën e saj

kie sulmi veliajt gazetarja

Lini një Përgjigje